Si ta bësh një mashkull të të puth këmbët pa u lodhur fare

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashuria është një nga ndjenjat më të rëndësishme të qenies njerëzore, kjo bëhet edhe më kuptimplotë kur është reciproke dhe dhurohet njësoj nga të dyja palët e përfshira. Për rastet kur kjo e fundit është e vështirë të arrihet ka disa mënyra përmes të cilave një femër mund ta bëjë një mashkull të dashurohet pas saj. Ja cilat janë ato…

Të dukeni gjithnjë mirë

Mos harroni burrat janë qenie vizuale, dhe tërhiqen menjëherë nga imazhi juaj. Atij do ti duhet kohë të njohë botën tuaj dhe nuk do të lodhet për këtë, nëse veshja apo imazhi yt nuk e tërheq menjëherë. Bëni kujdes të dukeni gjithnjë perfekte kur të dilni në një takim. Jepini rendësi look-ut tuaj.

Era e mirë

Një parfum i lehtë, ose era kundërmuese e një sapuni do ta tërheq gjithnjë një mashkull. Kujdesuni që të hidhni gjithnjë në trupin tuaj, pak erë të mirë. Një burrë do ta ndjej gjithnjë atë.

Buzëqeshja

Kur një grua buzëqesh me ngrohtësi para tij, e inkurajon mashkullin të gërmojë më tepër për të. Ai do ta kërkojë sërish atë buzëqeshje, kështu që do të kërkojë një takim të dytë. E nëse ka një takim të dytë, do të ketë e një të tretë.

Bëjani punët më të lehta

Përpiquni të ndikoni në vendimet e tij, të jeni e domosdoshme në gjërat që ai bën. Kështu ai do kërkojë gjithnjë të ketë pranë në lëvizjet që do të bëjë, duke dashur ndihmën tuaj.

Tregoji që e respekton veten

Kur një burrë sheh një grua që e respekton veten, atëherë ai kupton që ia vlen përpjekja. Ai dëshiron të jetë pranë dikujt e cila ka vlera e parime në jetë.

Luaj, le të kuptohet

Edhe pse është një burrë që duhet ta ndjekë gruan, ai duhet të marrë sinjalet e duhura për ta bërë atë. Përpiquni të bëni lojëra fjalësh, ti tregoni atij në mënyrë indirekte se çfarë dëshironi, e lëreni atë të zgjedh, në do të jetë pjesë e lojës, apo jo. Por, përpiquni të luani bukur.

Ji e vërtetë me të

Mos u përpiqni të bëheni gruaja që nuk jeni. Silluni thjesht dhe tregoni veten tuaj, kjo do ta bëjë lidhjen më të lehtë e pa shumë komplikime.

 

Zjarr Tv Ad