Si ta ruani miqësinë me shoqen e ngushtë?

0
1469
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Miqtë e vërtetë nuk do të thotë se janë të përhershëm. Por, përveç faktit që femrat janë tepër komunikatave me shoqet e tyre, disa momente në miqësitë e tyre mund të na lënë pa fjalë.

Këtu, do t’i gjeni disa skena të bazuara në histori të jetës reale dhe do të mësoni si t’i menaxhoni ato me kujdesin që miqtë tuaj e meritojnë.

Skena e parë: “Unë jam rritur, ajo jo.”
Keni qenë shoqe të ngushta që nga vitet e hershme të rinisë. Keni kaluar kohë të mrekullueshme së bashku dhe keni mbështetur njëra-tjetrën në situata të ndryshme. Më pas jeni martuar dhe keni bërë fëmijë, por jeta e saj nuk ka ndryshuar shumë. Në një festë ku keni qenë së bashku, ajo kishte pirë pak dhe kishte rrëzuar fëmijën tuaj 2-vjeç në tokë. Dhe më pas jeni nervozuar me të dhe ajo është hidhëruar.

Çfarë shkoi gabim: Të martohesh dhe të kesh fëmijë është arsyeja më e madhe që femrat pushojnë së qeni ‘mike’. Ju mund të mendoni se gjërat nuk kanë ndryshuar, por me kohën, do ta shihni se vetëm bashkëshorti dhe fëmijët janë prioriteti juaj kryesor.

Çfarë të bëni:  Nëse miqësia juaj është rrënuar për diçka të tillë si rrëzimi i fëmijës pa qëllim në një festë, shanset janë që miqësinë e keni mbajtur vetëm për interes. Nuk është mirë që miqësia të prishet për një aksident. Pyeteni veten: Ajo më ka dëgjuar gjithmonë për çdo problem në jetë dhe tani unë të hidhërohem për një rast të tillë? Është më mirë t’i thoni që vetëm jeni brengosur për atë çfarë ka ndodhur dhe se duhet të pushojë së piri alkool.

Skena e dytë: “Ajo më ka tradhtuar!”
Pasi i keni ndihmuar për të gjetur punë në zonën ku ju jetoni, tani jeni bërë shoqe edhe më të ngushta. Pas tre muajve, ajo është vendosur në një banesë afër tëndes dhe ka filluar të vijë më shpesh tek ti. Ajo më pas ka filluar të dalë me miqtë e burrit tuaj dhe ti e ke humbur punën. Në këtë pozitë, ajo është shfaqur si një tjetër person. Nuk të ka mbështetur dhe ka shikuar vetëm interesin e  vet. Kur jeni konfrontuar me të, ajo ju ka thënë se tani brengoset vetëm për veten.

Çfarë shkoi gabim: Është e lehtë t’ia vendosësh fajin një miku, por e vështirë t’ia hedhësh fajin vetes. Ndonjëherë kur ju duket se jeni shpirtra binjak, problemi qëndron tek personi tjetër i cili nuk ndjehet më njëjtë. Egoja që kaplon më pas mund të ndjehet mirë në fillim, por është e rrezikshme, transmeton Lajmi.net.

Çfarë të bëni: Largohuni nga ajo. Kur dikush nuk ju mbështetë në situata të ndryshme të jetës, kjo sjellje është e papranueshme. Kjo do të thotë se ju vetëm jeni përdorur nga ajo dhe asgjë tjetër. Në anën tjetër, duhet të mendoni pse jeni afruar aq shumë me të. Është një metodë e mirë për të mbajtur në mend këtë kur të krijoni miqësi të reja me dikë. Mbani sytë hapur!

Skena tre: Ju po ndaheni
Ju keni qenë gjithmonë shoqe e ngushtë me të, por tani ajo ka takuar një grup të ri të shoqeve në universitet apo punë. Ajo tani del vetëm me ta dhe kur takohet me juve ju flet vetëm për ta. Ju ndjeheni e thyer dhe e dëshpëruar. Në këtë situatë ju dëshironi ta ktheni miken tuaj dhe nuk dëshironi të dëgjoni më asgjë për grupin e saj të ri të shoqeve.

Çfarë shkoi gabim: Mund të ju duket sikur miqësia juaj po rrënohet, por bëjeni këtë pyetje: A jeni duke u ndarë me të vërtetë? Mund të duket si një ofendim personal kur ju dhe mikja juaj më e ngushtë nuk i ndani më interesat e njëjta. Është e vështirë që të presësh që njerëzit të ju përfshijnë në jetë, sapo të keni dalë nga ajo.

Çfarë të bëni: A i keni treguar asaj se si po ndjeheni? “Më mungon” është fjala që duhet t’ia thoni, për shkak që nuk vë faj dhe është e vërtetë. Bëni plane me të dhe merruni me gjërat që të dyja i pëlqeni shumë. Ajo është ende mikja juaj e ngushtë dhe nuk duhet ta lini të shkojë. Çfarëdo që të ndodhë, përdoreni këtë si një mundësi për t’u fokusuar në rritjen tuaj personale.

Zjarr Tv Ad