Si të hiqni njollat nga rrobat me produkte shtëpie

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle. Do t’ju japim disa këshilla të diktuara nga mençuria e gjysheve tona.

Për të hequr njollat në përgjithësi kur lajmë me dorë: kur lani me dorë, shtoni 10 lugë amoniak në ½ litër larës rrobash.
Si të heqim njollat nga rrobat: njolla çokollate, frutash, birre, pijeje: Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në një solucion qumështi, alkooli dhe limoni. Pastaj vazhdoni me larjen normale.

Si të heqim njollat e letër-kopjativit: zhytni pjesën me njollë në benzinë dhe shpëlajeni mirë me ujë.
Si të heqim njollat e vajit, verës dhe kafesë: Lagni pjesën me njollë me disa pika uthulle. Trajtojeni me avullin e një hekuri mbi njollën nga ana e mbrapme e copës. Në këtë mënyrë, njolla del nga ana e kundërt. Këshillohet të vihet poshtë njollës edhe një sfungjer për të thithur papastërtinë.

Si të heqim njollat e djersës: Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën.
Këshilla të tjera vlefshme:

  • Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të hequr çamçakëzin është duke e futur në frizer derisa të ngrijë. Do të shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
    • Buzëkuqi është shumë e vështirë të hiqet, sidomos mbi pecetat e bukës. Hiqet me alkool, duke shtypur mirë me pambuk mbi njollën, pa e fërkuar.
    • Lëngu i limonit ka veti shumë të forta kundër njollave të vjetra. Mjafton ta prisni në mes, ta fërkoni mbi njollën dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
    • Për rrobat delikate, si leshi apo mëndafshi, këshillohet një larës i lëngshëm: larësi pluhur është më i efektshëm, por edhe më agresiv mbi ngjyrat dhe fibrat natyrale.

 

Zjarr Tv Ad