“Si të lë Marku të flasësh kështu”, Rudina i kthen përgjigje ndjekëses dhe jep mesazhin: Ku ka zot që më ndalon mua! Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Rudina Dembacaj është një ndër personazhet pa filtra në rrjetet sociale. Ajo shpesh herë komunikon me ndjekësit e saj, ku nuk nguron ti tregojë marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, fëmijët e tij dhe u jep atyre këshilla të ndryshme.

Si gjithmonë përgjigjet e saj janë komplet pa doreza dhe kjo gjë ka ndodhur dhe në bisedën e saj të fundit me ta.

Mes shumë pyetjeve të bëra, një ndjekëse duket se ka shprehur ‘mospëlqimin’ e saj në lidhje me përgjigjet që Rudina iu kthen atyre.

Kjo gjë duket se i ka tërhequr vëmendjen aktores e cila nuk ka nguruar aspak t’i japë një përgjigje epike.

‘Si të lë Marku të përgjigjesh kështu?” e ka pyetur ndjekësja ndërsa Rudina u përgjigj: “Më vjen keq kur lexoj ende vajza, që mendon se duhet marrë leje që të shprehësh mendimet… Ku ka Zot që më ndalon mua të flas mi motër?!”

Gjithashtu ajo ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë e divorcuara të cilat i frikësohen faktit se nëse pas përfundimit të martesës së tyre do të gjejnë partnerin e duhur apo jo.

Zjarr Tv Ad