Të gjithë prej nesh kemi kaluar shumë ose disa netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë. Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.
Simptomat janë të njëjta për të gjithë. Orët që duhet të pushoni, kthehen në këtë mënyrë, në orët e makthit për shkak të pagjumësisë, e cila jo vetëm po shkatërron netët në vazhdim por ndikon negativisht edhe në ditët tuaja, pasi duke qenë të pagjumë, nuk përqendroheni dot ditën në punë, dhe në asnjë aktivitet tjetër.
E megjithatë, ka disa mënyra shumë efikase, të cilat nëse i përdorim mund të përmirësojnë gjendjen e gjumit. Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.
Janë metoda të përdorura më parë edhe nga gjyshërit tanë. Gjithçka fare mirë mund të niset edhe nga ushqimi.
Rregulli numër një: mos konsumoni për asnjë arsye ushqim të rëndë para se të shtriheni në shtrat.
Pasi ajo vështirëson tretjen e ushqimit, në këtë mënyrë edhe trupi juaj duke nisur prej stomakut, nuk do të ndjehet rehat.
Eliminoni në këtë mënyrë yndyrat e tepërta apo edhe ato, të cilat përmbajnë tiroksinë, një aminoacid i cili vepron si një stimulues i proceseve mendore dhe gjendet në ushqime si mishi dhe bylmeti etj.
Duhet të evitoni edhe pijet alkoolike apo pijet që përmbajnë kafeinë, si kafeja apo çaji.Ndër këto mund të përmendim edhe patatinat, çokollatat që janë ushqime të dëmshme për shëndetin dhe gjumin.