Si u pa Protesta e 7 Korrikut nga I dërguari i Bundestagut?

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i Bundestagut gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetoviç ka komentuar protestën e 7 Korrikut të mbajtur nga opozita përpara kryeministrisë. Ai tha se është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe organizon demonstrata për shprehur qëndrimin e saj.

“Është e thjeshtë për mua si politikan nga Berlini të komentoj sepse unë nuk jetoj këtu. Ashtu sikurse nuk është e lehtë për mua. Çdo vend europian ka probleme shumë të mëdha për shkak të kësaj situate. Jo vetëm Shqipëria. Çdo vend i BE i ka këto probleme. Mund të kuptoj që njerëzit nuk janë të lumtur me këtë situatë. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive. Shqipëria. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe promovon qëndrimin e vet. Kemi protesta edhe në Gjermani. Kjo është demokracia. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive dhe demonstrata. Shqipëria ka nevojë edhe për më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian”, tha ai.

Ai foli edhe për protestat në Maqedoninë e Veriut kundër propozimin francez.

“E njëjta gjë ndodh edhe në Ballkanin Perëndimor. Ata kanë vite që punojnë të bëhen partnerë por nuk janë bërë partnerë të barabartë. Lufta në Ukrainë hapi disa dyer të reja. Disa shtete të BE kanë kuptuar se ndoshta nuk kanë bërë më të mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Putini dhe Rusia destabilizuan lindjen e Europës. Ai ka qëllim të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor. Protestat në Maqedoninë e Veriut mbështeten edhe nga Moska. Duhet ta mbështesim qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Të mos kemi mendësinë tipike të BE që të presim shumë gjëra por duhet të jemi më fleksibël dhe më dinamik”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad