Sigal Uniqa Group Austria/ Ja si të kuroheni jashtë Shqipërisë nëse sëmureni rëndë…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur po përballemi me shifrat e frikshme të infektimeve nga COVID 19, duket se pandemia e vetme nuk është vetëm ajo e koronavirusit, por edhe sëmundjet serioze, kryesisht ato tumoriale.

Të dhënat tregojnë s’e 1 në 5 qytetarë shqiptarë, diagnostikohet me sëmundje serioze, përpara se të arrijë moshën 65 vjeç.

Rreth 5500 raste me sëmundje tumorale diagnostikohen çdo vit në popullsinë tonë, ku më i përhapuri rezulton të jetë kanceri i mushkërive, kryesisht tek meshkujt i ndjekur nga tumori i gjirit tek femrat.

Problemi më i madh i këtyre sëmundjeve, mbetet barra financiare që rëndon familjet shqiptare për t’u kuruar si dhe gjetja e mjekëve dhe spitaleve të specializuar, për këto sëmundje.

Duket se besimi i qytetarëve shqiptarë tek spitalet në vend është ulur, sepse numri i atyre që shkojnë në spitalet e europës apo të botës për t’u kuruar, është gjithmonë në rritje.

Nga të dhënat e kompanive të sigurimit, që ofrojnë sigurimin e shëndetit privat për qytetarët, rezulton se; çdo ditë 4-5 qytetarë u drejtohen kompanive për të kërkuar mbulim të shpenzimeve, për shkak të diagnostikimit me sëmundje të rëndë.

Teksa një pjesë e kompanive u mbulojnë qytetarëve shpenzimet për t’u kuruar nga këto sëmundje në spitalet në Shqipëri, kompania Sigal Uniqa Group Austria, duket se është e vetmja kompani e cila ofron sigurim dhe mbulim të shpenzimeve, për t’u kuruar nga sëmundjet e rënda në çdo spital të botës.

Sigurimi për sëmundjet e rënda që ofron Sigal Uniqa, mbulon shpenzimet deri në 1 milion euro në vit dhe i mundëson të siguruarit, që të marrë një opinion të dytë për sëmundjen nga mjekët jashtë Shqipërisë, si dhe të kurohet në spitalin që ai e zgjedh vetë në Europë apo kudo në botë.

Ky sigurim, mbulon edhe shpenzimet për biletën e avionit dhe akomodimin në hotel, për një familjar që shoqëron të sëmurin.

Zjarr Tv Ad