‘Siguria në plazhe prioritet’, Nano letër pushtetit lokal dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit: Nuk keni bërë detyrën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledisa Nano i ka nisur një letër Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Në letër Nano ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese për të pasur një sezon të sigurt turistik.

Në letër thuhet se Policia e Shtetit, si aktor i rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, do të vijojë të ndërrmarrë dhe të planizojë shërbime policore 24 në 24 orë, në të gjitha territoret e plazheve dhe zonave turistike.

Nano ka vendosur monitorojë të gjitha hallkat e zbatimit të ligjit. Kjo vjen pas ngjarjes tragjike të shënuar në Himaë, ku një 7-vjeçare u përpls për vdekje nga një skaf.

E plotë:

Siguria në det, plazhe dhe ujrat e brendshëm në thellësi të territorit shqiptar, është prioritet i veprimtarisë së institucioneve të vendit tonë. Për të garantuar dhe siguruar jetën e qytetarëve dhe të pushuesve, përgjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, kërkojmë bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjitha hallkave institucionale për të monitoruar, kontrolluar zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore, në fushën e turizmit.

Misioni i Policisë së Shtetit është të garantojë jetën e qytetarëve në çdo situatë apo pjesë të territorit shqiptar dhe në zbatim të ligjit është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen dhe shërbimet e saj.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin dhe kontributin konkret, nga çdo strukturë, në zbatim të :

Policia e Shtetit, si aktor i rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, do të vijojë të ndërrmarrë dhe të planizojë shërbime policore 24 në 24 orë, në të gjitha territoret e plazheve dhe zonave turistike.

Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse (detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse, për asnjë rast), të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapsirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjket publik apo privat. Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit.

Përsa më sipër, kërkohet bashkëpunim dhe angazhim konkret në zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, kerkojmë një bashkëpunim efikas me strukturat në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe mjedisin, ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, ministrisë përgjegjesë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, inspektoriateve që mbulojnë fushën e turizmit dhe inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial, si dhe njësive të qeverisjes qendrore e vendore, në marrjen e masave dhe mbajtjen e përgjigjegjësisë nga çdo institucion shtetëror.

Policia e Shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse, nëse hallkat ndërinstucionale nuk bashkëpunojnë dhe nuk zbatojnë ligjin.

Zjarr Tv Ad