Siguria Politike & Politika e Sigurisë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Flamur Çelaj

Duket se zhvillimet Politike të këtyre ditëve të fundit kanë treguar se papërgjegjshmëria e ligjëvënësve dhe përfaqësuesve politikë në disa dikastere kyçe të qeverisë Rilindase nuk njeh kufi. Nëse do ti shtojmë në vazhdim rritjen e temperaturave që po vijnë me ardhjen e pranverës, kam përshtypjen se të tjera thagma do dëgjojmë nga kësi aktorësh që kanë kuptuar drejtë se rëndësi ka stoicizmi idiot alla marksistë shqiptar në luftë kundër të gjithëve me masturbimin mental se kështu do qëndronin “Shkëmb Graniti” në brigjet e Adriatikut!
Besoj se mjafton kjo hyrje për tju treguar se çfarë është dhe si perceptohet Sigruia Politike në kokat boshe të ligjëruesve aktual të mazhorancës që ka marr përsipër të qeverisë vendin e vetme, të hartoj dhe votoj ligjet e vetme, madje në kushtetet aktuale të gjyqësorit po kërkon të bëj vet edhe Drejtësinë!!!

Ajo çfarë kam shkruar mërsipër shpreh qartë mosdakortësinë time me gjithçka që ata (njerëzit e pushtetit) bëjnë, pasi përveç polemikës që ata prodhojnë me deklaratat e tyre, nuk kanë prodhuar në thelb asnjë gjë tjetër dhe kjo nuk është ajo që Shqiptarët kanë nevojë.

Shqiptarët dhe Shqipëria kanë nevojë për Sigurinë e cila dukshëm u mungon në çdo aspekt të jetës së tyre duke filluar nga siguria ushqimore, siguria e arsimit, siguria e shëndetit mjeksor, siguria e rendit publik e deri tek siguria e së ardhmes së tyre dhe e fëmijve të cilët duket se do kenë të njëjtin fat tranzicioni sikurse prindërit e tyre!

Parë në këtë këndvështrim sot më shumë se kurrë i duhet thënë stop sigurisë së politikës idiote dhe t’u hiqet e drejta e fjalës aktorve periferik joproduktiv që vuajnë për protagonizëm individual që i shtojnë edhe më shumë doza ilaritetit të krizës politike që ka kapluar vendin.

Tashmë siuata duhet të merret në dorë nga Presidenti i Republikës si Simboli i Unitetit të Kombit i cili ka pjekurinë e duhur dhe detyrimin kushtetues të uli në tryezë drejtuesit kyesor të forumeve politike për një marrveshje cilësore në interes të Kombit.

Hartimi i politikave të sigurisë fillon pikë së pari nga zgjidhja e krizës politike.

Kjo krizë është politike pastaj institucionale, prandaj duhet pakti politik si embrioni i një gjeneze të re në interes të ardhmërisë së Shqipërisë dhe Shqiptarve drejtë stacionit final që është Bashkimi Europian dhe vlerave Europiane .

Ps.
Parlamenti Hollandez sapo votoi për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit Shqiptar e sigurisht që do dëgjojmë ministra/e idiot të rradhës me deklaratat e tyre…, por mbani mend se derisa pakti politik të ndodh, Shqipëria do vazhdoj të mbetet oazi i krimit të organizuar, bandave krminale dhe bandave të të korruptuarve që do bëjnë ligjin në xhunglën pa rregull me emrin Shqipëri.

Kryetar Komisionit të Sigurisë
Lëvizja Socialiste për Integrim

 

Zjarr Tv Ad