“Sikur të ndërrosh 100 lëkurë, qytetar s’bëhesh kurrë”, analisti për deputetët: Janë mbledhur për Ukrainën, por po bëhen “qepaze” në sytë e ambasadorit

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Erl Murati ka komnetuar seancën e djeshme të Kuvendit të Shqipërisë, ku u votua pro rezolutës për dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se deputetët të cilët janë mbledhur për të shprehur solidaritetin me Ukrainën, kanë një orë që zihen me njëri-tjetrin për marrjen e fjalës në Kuvend, ndërsa këto skena ndodhin në praninë e ambasadorit ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov. “Sikur të ndërrosh 100 lëkurë, qytetar nuk bëhesh kurrë”, shkruan ndër të tjera Murati.

Postimi i plotë i Erl Muratit:

Janë mbledhur deputetët sot në parlamentin e Shqipërisë për të shprehur gjoja solidaritetin e botës së qytetëruar me Ukrainën kundër barbarizmës së Putinit… dhe kanë një orë që zihen e bëhen qepaze ‘pse ia dhe fjalën atij 2 herë dhe mua asnjëherë’.

I gjithë ky spektakël në sy të ambasadorit ukrainas në Tiranë, i cili sheh i çuditur në seancë, kokat e kombit dhe ajkën intelektualo-politike të vendit që sherroset për procedurë.Pika që s’u bie. Kot s’kanë thënë të vjetrit… sikur të ndërrosh 100 lëkurë, qytetar nuk bëhesh kurrë.

Zjarr Tv Ad