“Sillu si politikan i përgjegjshëm”/ Kryeministri Mitsotakis tregon bisedën me Erdogan: Ia thashë në fytyrë ato që kisha për t’i thënë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërhyrja e Kyriakos Mitsotakis dhe përgjigjet e drejtpërdrejta që ai i dha presidentit të Turqisë të enjten mbrëma për qëndrimet e tij provokuese gjatë darkës së liderëve që morën pjesë në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Pragë, ishte një nga temat e diskutuara në në Samitin e liderëve të BE-së.

Protothema shkruan se vetë Kyriakos Mitsotakis duke folur me liderët evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Estonisë, Kaya Kalas, përshkroi reagimin e tij ndaj fjalëve të presidentit turk.

“Unë u ngrita në këmbë dhe i thashë se çfarëdo që të them, do ta them ballë për ballë”, tha ndër të tjera kryeministri grek duke përshkruar atë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Përgjigja e Mitsotakis u nxit nga referencat e Rexhep Tajip Erdogan në fund të ndërhyrjes së tij në darkë kur ai akuzoi Greqinë se është ajo që ngre tensionin dhe provokon.

Sipas mediave greke, Kyriakos Mitsotakis më pas e mori fjalën menjëherë dhe iu përgjigj drejtpërdrejt presidentit turk se ai duhet të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve dhe se në vend që të shkaktojë tensione, duhet të vijojë dialogun pa tensione dhe retorikë ekstreme siç bëjnë udhëheqësit përgjegjës.

“Greqia nuk provokon kurrë, por gjithmonë përgjigjet me besim sa herë që provokohet”, u shpreh Mitsotakis.

Megjithatë, kryeministri grek deklaroi “edhe një herë se Greqia nuk është ajo që mbyll derën e dialogut” pasi ndjen besim dhe siguri absolute se ne kemi të drejtë dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e tyre .

Zjarr Tv Ad