Silva Bino: Komiteti ka marrë vendim, së shpejti doza e tretë

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP Silva Bino, tha se Komiteti i ekspertëve është mbledhur të premten dhe shumë shpejt do të komunikojë vendimin për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës. Bino tha se kjo dozë do të nisë të aplikohet për personat mbi 60-vjeç dhe ata me imunitet të ulët.

Komiteti është mbledhur ditëen e premte dhe do të aplikohet edhe doza e tretë bazale për personat me imunitet të ulët, ata që kanë bërë transpalante, ne kemi bërë dhe studime këtu.

Personat mbi 60-vjeç, do të vaksinohen me dozën booster. Personat që kanë dëmtime të imunitetit, do të kenë një përqasje tjetër”, u shpreh Bino.

Ndërkohë, Bino tha se po shikohet edhe përdorimi i vaksinës tek personat mbi 16- vjeç, tashmë i miratuar në SHBA për vaksinën Pfizer.

“Personat mbi 16-vjeç do të vaksinohen. Nuk më takon të them vendimet e komitetit. Nuk po themi që do të vaksinohen me detyrim. Janë problem që do diskutohen. Nuk merren vendimet menjëherë. Nën 18-vjeç janë fëmijë dhe përgjigjet prindi dhe lidhet me dakordësinë e prindit”, shprehet Bino.

Zjarr Tv Ad