Silva Bino: Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë/ Ja nga se varet shtimi i masave…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka folur për procesin e vaksinimit për bluzat e bardha në Korçë, ku ka treguar se; në dy ditë do të vaksinohen rreth 500 mjekë.

Gjithashtu, mbështetur edhe në planin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Bino është shprehur se; do të vijohet me moshat e treta.

Gjithashtu, Bino ka folur edhe për masat e tjera kufizuese, teksa citoi se mund të ndryshojnë në varësi të situatës.

“Sot nisi vaksinimi për të gjithë Prefekturën e Korcçs. Do të vaksinohen mjekët, infermierët sanitaret, mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes.

Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina që po aplikohet është Pfizer, ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër.
Nuk kemi pasur raste të efekteve anësore të personave që kanë vaksinuar. Në dy ditët e para në Korçë do vaksionohen rreth 500 bluza të bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore.

Vaksinimi masiv do të fillojë pas vaksinimit të kategorive në risk.

Në lidhje me masat kufizuese, Bino u shpreh se ato mund të ndryshojnë në varësi të situatës”.

“Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti. E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetarët duhet të respektojnë masat”,- tha Bino.

Zjarr Tv Ad