“Foltorja” ditën e sotme do të ndalet në Lezhë dhe ashtu si e do zakoni tashmë gjatë rrugës për në qytetin e rradhës qindra simpatizantë kanë dalë ta presin ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Nën brohoritjet “Berisha, Berisha” dhe me flamuj në duar të shumtë janë ata demokratë të Mahmurrasit të cilët i kanë bërë pritë liderit të PD-së.
Gjithashtu në këtë “Foltore” pritet të jetë dhe një nga demokratët më të zjarrtë i cili ka ardhur nga Shtutgarti së bashku me familjen e tij enkas për këtë takim.
Për media tai ka thënë se Berisha do të bëjë Besëlidhjen e re për bashkimin e Partisë Demokratike, duke shtuar se kjo është e nevojshme për largimin e klikës komuniste.
“Berisha do vijë sot në vendin e kastriotëve për të shpalosur platformën e re të së djathtes shqiptare, por gjithashtu për të bërë beslidhje të re për të djathtën shqiptare, për ta futur PD në shinat e demokracisë por edhe për të larguar këtë klikë komuniste. Vij nga Shtutgarti. Kam ardhur me gjithë familjen për këtë takim”, tha ai.