Ne jetojmë në një epokë ku çdo gjë rrethohet rreth mediave sociale dhe ne thjesht nuk i heqim dot sytë nga Facebook, Twitter dhe Instagram. Kjo varësi ndaj këtyre rrjeteve, sipas ekspertëve, po i drejton të rinjtë drejt depresionit dhe rrënimit të vetëvlerësimit. Ekspertët kanë vënë në dukje se efektet e dëmshme që vijnë nga përdorimi i ekraneve quhen ‘Sindromi i fragmentimit digjital’.
Dr. Imran Rashid, një mjek i përgjithshëm që punon në zinxhirin më të madh të spitaleve private në Danimarkë është shprehur për Mail Online se qindra milion njerëz po përjetojnë këtë formë të re të ndotjes digjitale.
“Efektet e saj mund të jenë po aq toksike për trupin dhe mendjen si ndotësit e tjerë në vende të tjera të mjedisit”, shprehet doktori.
Sipas tij, rrjetet sociale po shkatërrojnë jetën njerëzve duke:
-Reduktuar kontaktin fizik me njerëz të tjerë
-Reduktuar socializmin ballë për ballë
-Shtuar stresin
-Humbur para
-Prindëruar gabim
-Prishur cilësinë e gjumit