Gratë dhe fëmijët janë grupet më të prekura kur bëhet fjalë për dhunën në familje. Në Shqipëri, qarku i Kukësit ka % më të lartë të fëmijëve të dhunuar në raport të totali të të dhunuarve për secilin qark.
Fëmijët e dhunuar në qarkun Kukës zinin një peshë prej 25% ndaj totalit të të dhunuarve, një përqindje shumë më e lartë se në qarqet e tjera.
Në rang vendi, në totalin e të dhunuarve, fëmijët zinin rreth 6.2% të rasteve të denoncuara të dhunës. Tirana renditet e dyta pas Kukësit, ku fëmijët e dhunuar zinin 7.8% të totalit, pasuar nga Korça ku fëmijët e dhunuar ishin sa 6.9% e totalit.
Ndonëse qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara (LINK), sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, për sa i përket dhunës së fëmijëve renditet te qarqet ku fëmijët e dhunuar zënë një përqindje të vogël në raport me totalin e të dhunuarve, me 3.5%.
Përqindjen më të ulët të fëmijëve të dhunuar në raport me totalin e kanë qarqet e Durrësit, Dibrës dhe Beratit.
Dhuna në familje në rritje
Pavarësisht vështirësisë së matjes së tij, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.
Në rang vendi, në vitin 2017 numërohen 4.407 të dhunuar nga dhuna në familje, ku numri absolut më i lartë i tyre shihet në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, ndërsa më e ulta në qarkun e Kukësit dhe Dibrës. Në vitin 2017, kjo normë shënon 15.3 të dhunuar për 10 mijë banorë.
Qarqet me normën më të lartë janë Durrësi me 20.8 të dhunuar, ndjekur nga Berati me 19.0 të dhunuar për 10 mijë banorë.
Për të mundësuar një informacion rreth të miturve të dhunuar është paraqitur grafiku më poshtë, i cili paraqet përqindjen që zënë të miturit dhe të rritur në totalin e gjithë personave të dhunuar.
Në Shqipëri, në vitin 2017, të miturit zënë 6,2 % në totalin e të gjithë personave të dhunuar ose, shprehur në terma absolute, numërohen 272 të mitur të dhunuar.