Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në konferencën për mediat ku propozoi 3 amendamente për ndryshime kushtetuese, kreu i PD, Lulzim Basha u pyet edhe për mbështetjen që ka në PD. Ai u pyet nëse do jepte dorëheqjen pasi sipas sondazheve të bëra rreth 80% e anëtarësisë së PD ishte kundër tij.
Basha u përgjigj se një gjë e tillë nuk i rezultonte pasi në sondazhet e tij dilte totalisht e kundërta dhe shtoi se demokratët donin që ai të udhëhiqte luftën ndaj llumit të tranzicionit gjatë 30 viteve.
Sipas sondazhit 80% e PD është kundër jush. A do jepni dorëheqjen?
Lulzim Basha: Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve, kërkojnë që unë të udhëheq PD në luftën kundër Rama-Doshi-Rakipi dhe që unë të pastroj llumin e 30 viteve në tranzicionit.