Sipas studiuesve: Shqiptarët udhëhiqen nga instinktet, janë pak fetarë dhe urrejnë shumë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjeografi gjerman, Kurt Hassert, vizitoi në vitin 1893 Shqipërinë e Veriut. Ai u tmerrua nga dukuria e gjakmarrjes ndaj shkruan: Shqiptarët kanë frikë vetëm nga zoti, dhe nga ky vetëm pak. Nuk e duan luftën e hapur, përkundrazi iu pëlqen të vrasin prapa krahëve, nga një pusi. Janë grabitës dhe barbarë fanatikë, sa i përket fesë. Me të gjithë vrazhdësinë, shqiptarët janë një popull plot forcë, krenar, me sjellje fisnike”. Ndërkohë arkeologu francez Albert Dumont, shkruan pas një vizite në Shqipëri në vitin 1872, se veprimet e shqiptarëve ndikohen vetëm nga instinkti, “pa i peshuar i peshuar pasojat. ”Shqiptarët janë mikpritës dhe shumë të ndjeshëm. Fesë i japin pak rëndësi. Urrejtja zë rrënjë të thella në shpirtin e tyre, por zhduket sapo kënaqet. Shqiptari aty qesh, aty qan; aty gëzohet, aty zemërohet. Sipas pikëpamjes, shqiptar i mirë është trimi, dhe i keq frikacaku, zgjuarsia për ta mundur kundërshtarin dhe aftësia e vjedhjes pa e kuptuar, sipas pikëpamjes shqiptare, janë tipare të mira”- shkruan Dumont.

Zjarr Tv Ad