Sipas “The Economist”, Shqipëria e 76 për sa i përket qeverisjes

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendi i 76 në indeksin e Demokracisë në Botë, nënkupton se Shqipëria nuk di të qeverisë. Në renditjen më të fundit të publikuar nga prestigjozja “The Economist”, Shqipëria renditet në treguesin e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi elektoral dhe pluralizmi” me 7 pikë, “pjesëmarrja politike” me 5.56 pikë dhe “kultura politike” me 5 pikë. Një vlerësim me pak pikë i këtij treguesi nënkupton se vendimet e marra në mënyrë demokratike nuk mund ose nuk zbatohen, dhe për këtë arsye koncepti i demokracisë nuk është shumë kuptimplotë, por është një guaskë boshe. Në Europën Lindore, Shqipëria renditet e 13-a dhe bën pjesë në regjimin e demokracive hibride, ku përfshihen 39 shtete. Demokracia hibride është kategoria e tretë e renditjes së The Economist, pas demokracisë së plotë, demokracisë me probleme, ndërsa kategoria e katërt është regjimi autoritar”, shkruan revista ekonomike, duke shtuar se treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, duke u renditur me vende të tilla si Ukraina, Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, Rusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë. Ndërsa më mirë dinë të qeverisin vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i ZI me nga 5.36 pikë secila.

 

Zjarr Tv Ad