Siria sulm ajror ndaj autokolonës turke

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre civilë kanë mbetur të vdekur në një sulm ajror të qeverisë siriane ndaj një karvani turk që po arrinte një qytet të kapur nga rebelët në veri të Sirisë.

Të paktën 12 persona të tjerë u plagosën në sulmin në provincën Idlib të hënën, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Idlib është një nga zonat e pakta që nuk është nën kontrollin e qeverisë dhe ishte nën mbrojtjen e Turqisë.

Por sulmet e qeverisë kanë ardhur duke u rritur që nga prilli.

Qindra civilë janë vrarë deri tani, dhe mendohet se shumë të tjerë do të vdesin nëse situata vazhdon të përshkallëzohet.

“Ky është makthi ynë më i keq që po bëhet i vërtetë,”-tha Jan Egeland, nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC), për BBC. “Kemi paralajmëruar për vite me radhë për katastrofën që po bëhet në Idlib. Të paktën 1 milionë fëmijë në këtë zonë dhe Haman në veri do preken nga sulmet e tmerrshme.”

Turqia, e cila mbështet disa, por jo të gjithë rebelët, ka forca në Idlib si pjesë e marrëveshjes së vitit të kaluar me Rusinë.

Autokolona po shkonte në një nga pikat e saj të vëzhgimit me “përforcime” kur ndodhi sulmi.

Autokolona përfshinte rreth 50 automjete të blinduara, të paktën pesë prej të cilëve ishin tanke.

Por Siria tha se mbërritja e karvanit në rajon ishte veprim agresioni.

Zjarr Tv Ad