Sirianët mbajnë peshën kryesore të azilantëve në Shqipëri

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil ka pësuar rritje kohët e fundit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe numrin e azilantëve që vijnë në Shqipëri.Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 2018 rezulton se janë 4 mijë azilkërkues më shumë se në 2017.Ndërkohë përsa i përket shtetësisë, sirianët mbajnë peshën kryesore.

Sirianët mbajnë vendin e parë të azilkërkuesve që vijnë në Shqipëri.

Mesa duket është i njëjti trend me  azilantët shqiptarë në vendet e BE-së, të cilët kanë pësuar një tendencë në rritje vitin e fundit.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në 2018, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, me 2.150 azilkërkues.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 2018 ka pasur një boom të kërkesave për azil edhe nga pakistanezët dhe irakenët.

Nëse bëjmë një krahasim të shifrave rezulton se në total azilkërkuesit në Shqipëri janë  4.386 persona në 2018, kundrejt 309 azilkërkuesve në 2017.

Ndërkohë  të dhënat tregojnë se vendin tonë e kanë zgjedhur për të jetuar e punuar mbi 14 mijë shtetas të huaj.

Komuniteti iranian ka numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit ose siç njihen ndryshe muxhahedinët, të ndjekur nga italianët dhe kosovarët.

Marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare në 2018 ka pësuar rritje me 9,2 % krahasuar me vitin 2017, ndërsa ka pësuar një rënie të lehtë numri i shtetasve që kanë lënë shtetësinë shqiptare, 1,7 %  më pak krahasuar me vitin 2017.

Zjarr Tv Ad