“Sistemi gjyqësor është në kolaps”, Petrit Vasili për reformën në drejtësi: Një gjyqtar që ka pasur 200 dosje, tani ka 2000 të tilla, janë shkelur të gjitha afatet e saj

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në studion e Fax News foli mbi reformën në drejtësi dhe ligjin për pushtetin lokal i cili sipas tij duhet shfuqizuar pasi është forma më e thjeshtë e grabitjes së pronës publike nga mazhoranca.

Vasili theksoi se reforma në drejtësi edhe pse në vitin e 6-të të saj nuk është zbatuar sic duhet pasi pikate hartuara nga ekspertët e lartë thjesht janë votuar dhe krimi sot është në pikun e vet dhe i gjithë sistemi gjyqësor është në kolaps total.

“Për ta kuptuar të gjithë qytetarët, në ligjin për pushtetin lokal është vendosur që vendime të mëdha, për pronate mëdha publike dhe probleme të tjera të këtij karakteri, votimi në Këshillin Bashkiak është përcaktuar si i cilësuar, pra me 2 të tretat. Kërkon një mazhorancë të madhe për të pasur votim të gjerë, për interesin publik në mënyrë që të shmanget klientelizmi dhe korrupsioni.

Rilindja e kanë hequr këtë 2 të tretat, japin koncesione si të duan sepse duan t’i shpërdorojnë. Kjo gjë u përdor për teatrin dhe kemi kërkuar të rrimë me raportin që i përgjigjet ligji. Këta synuan ta heqin këtë kufizim dhe të grabisin sa më lehtë.

E gjitha kjo është në interes të qytetarëve pasi përndryshe do shitet i gjithë qyteti. Nuk besoj që ka një qytetar që është i lumtur që kushtetarët, kryetari i Bashkisë ta kthejë qyetetin në pronë të tij.

Sistemi ku jetojmë, mekanizmat i di, dhe në parlament ka plot votime që jne me 2/3.

Ne kemi kërkuar që qytetarët dhe interesat e tyre të jenë më të mbrojtura. Ne si forcë politike, nuk kemi vetëm këtë iniciativë, pasi po rrëmbehen pronat dhe ky ligj duhet shfuqizuar. Jam i bidnur që gjykata Kushtetuese do marrë vendimin e duhur, është një shuplakë e madhe për këtë mazhorancë që ligjin që ka miratuar po vetë, në të cilin u lëvdua në 2015 e shfuqizon po vetë.

Reforma në drejtësi, në vitin e 6 të saj.

Ajo ka vetëm një armik, kryeministri dhe mazhoranca pasi për ta ose e sabotojnë që të zbatohet sic duan. Jo në pak raste, kam sqaruar si është miratuar kjo reformë dhe si po zbatohet. 3 elemente nisi si një moment politik për një drejtësi më të mirë, pa influenca politike, me analizë të detajuar dhe mbi pikat e saj do bëhej ndryshimi. Hartimi i pikave iu la ekspertëve të pavarur, parlamentit iu la roli certefikues.

Tani përvecse po bllokohet qëllimisht si reformë, dhe sot jemi akoma me Gjykatë Kushtetuese të paplotësuar. Të gjitha afatet e saj janë shkelur dhe pa pikë përgjegjësie, 10 ligjet e saj u votuan nga ky parlament palaço dhe ikën.

Qeveria e mer në dorë dhe bën si do, pra kjo është situata faktike, në rrafshin konkret cfarë ndodh?

Një gjyqtar që ka pasur 200 dosje, tani ka 2000 dosje, fatet e mijëra njerëzve nuk dihen, prokuroria është në mëshirë të fatit, ndërkohë që krimi është në pikun e vet. Gjykatat e Apelit janë nën gjysmën e tyre dhe ka një krizë të madhe.

Po ashtu në Gjykatën Administrative dhe i gjithë sistemi gjyqësor është në kolaps.

Si do zëvendësohen këta që u ndoqën penalisht, drejtësia e re duhet të ketë gjykime të sakta dhe të parrëzueshme. Kemi banalietete me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, janë qesharakë dhe pohojnë që nuk kanë marrë as fonde minimale. Këta u shqyen për nje vend pune.

Ku jemi në raport me reformën?
Vetingu jo nga opozita, por organizmat joqeveritare është goditur fort. Kemi parë gjyqtarë që kanë ikur për 1 milionë lekë të vjetra, apo ai tjetri me 100 e ca milionë të pajustifikuara dhe nuk u mor asnjë masë.

Kontrolli i pasurive dhe integriteti i figurës ishte ndër shtyllat kryesore të vetingut”-u shpreh Vasili.

Zjarr Tv Ad