Situata brenda partisë Demokratike, kjo është lëvizja e Lulzim Bashës

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë të grupit parlamentar demokrat në orën 18:00 të ditës së sotme. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes kryedemokrati pritet të mbajë një deklaratë për mediat. Kjo lëvizje nga ana e tij vjen në një moment shumë delikat kur shumë anëtarët të FRPD, i kanë dalë kundër duke u bashkuar me ‘foltoren’ e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Basha duket se tashmë ka kundër tij një pjesë të konsiderueshme të deputetëve demokratë, duke përmendur së fundmi edhe deputeten Floriana Garo e cila u bashkua me foltoren e ish kryeministrit, Sali Berisha duke dhënë një mesazh kundër Bashës. Dy ditë më parë, kryedemokrati shpalli zgjedhjet në FRPD, duke bërë kështu që të zyrtarizohej mandati i kryetarit aktual, Belind Këlliçi i cili u njoftua me këtë vendim vetëm pak momente pasi zyrtarizoi pjesëmarrjen në “foltoren” e Berishës.

Sipas tij dhe përfaqësuesve të tjerë të FRPD, kjo është një lëvizje anti-statuore pasi nuk mund të ndodhë largimi nga posti i kryetarit të forumit rinor pas pasur asnjë lloj votimi. Sipas tij dhe përfaqësuesve të tjerë të FRPD, kjo është një lëvizje anti-statuore pasi nuk mund të ndodhë largimi nga posti i kryetarit të forumit rinor pas pasur asnjë lloj votimi.

Ndërsa nuk dihet saktësisht tema e diskutimit mes kryedemokratit dhe grupit parlamentar të PD, nëse do të jetë lidhur me zhvillimet më të fundit brenda partisë apo me projektligjet që pritet të propozohen në Kuvend. Gjithsesi, kjo dilemë do të shuhet në momentin që kryetari i PD, të dalë në një konferencë për mediat pas përfudnimit të mbledhjes.

Zjarr Tv Ad