Situata e Covid-19! Ky shtet kthen karantinën totale për 12 ditë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë tjera kufizimet e vëna për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29.

“Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë nga dita e mërkurë.

Arden ka thënë se pjesa tjerët e shtetit është në nivelin e dytë, dhe se të gjitha këto masa do të vazhdohen.

Zelanda e Re ka arritur ta ndalë me sukses përhapjen e koronavirusit, duke regjistruar 102 ditë pa asnjë të infektuar.

Origjina e shpërthimit të ri në Auklland – qytetin më të madh të Zelandës së Re, me popullsi prej 1.5 milion banorëve – është duke u hetuar ende.

Kryeministrja e këtij vendi ka thënë se beson që brenda 12 ditëve, origjina e shpërthimit të virusit do të identifikohet, do të izolohet, në mënyrë që më pas të ketë kthim në nivelin e dytë të rrezikut.

Numri i personave të vdekur si pasojë koronavirusit në botë, ka tejkaluar shifrën 750,000 sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas po këtij institucioni, numri i të infektuarve në nivel global me koronavirus ka shkuar në më shumë se 20,7 milionë.

Zjarr Tv Ad