Situata e keqe në Formula 1, ish-kampioni i botës kritikon ashpër Ferrarin: Më e dobët edhe se… 

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një nisjeje shumë të mirë të sezonit në Formula 1, Ferrari mori tatëpjetën, duke vijuar një seri me gafa. Më e fundit ishte ajo e garës në Holandë, teksa skuadra nuk humbi kohë në bokse duke mos gjetur një gomë në pit-stopin e Karlos Sainzit.

 Për këtë situatë ka reaguar edhe Niko Rosberg, ish-kampion bote në vitin 2016. Rozberg nuk i kursen kritikat për drejtuesit, teksa thotë se duhet ndryshim në majë. 

“Nuk është e mundur që të mos gjesh një gomë në bokse! Binoto mohon se duhen ndryshime dhe se gjithçka po shkon mirë. Por është absurde të vazhdohet kështu. Edhe skuadrat e Formulës 2 apo 3 punojnë më mirë se Ferrari në pit-stop dhe strategji”, deklaron Rosberg. 

PANORAMASPORT.AL  

Zjarr Tv Ad