Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, me anë të një deklarate, shprehet se të gjithë ata mjekë që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, duhet të shpallen dëshmorë të kombit.
Në njoftim thuhet po ashtu se duhet të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor.
Gjithashtu, kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Sindikata thotë në fund se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Deklarata i është përcjellë kryeministrit të vendit Edi Rama.
(d.xh/ balkanweb)