Situata e rëndë/ 3 viktima dhe 120 të infektuar në 24 orët e fundit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikohen të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së koronavirusit Covid-19 në vend.

Gjatë kësaj kohe janë 3 viktima, 2 nga Tirana dhe një nga Elbasani.

Ndërkaq, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 120 raste të reja të identifikuara me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Situata paraqitet e rënduar në dy spitalet Covid ku 125 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm.

Nga këta pacientë, 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Zjarr Tv Ad