Situata e reshjeve/ Kryebashkiaku i Shkodrës: Parashikohen orë të vështira për shkak të shkarkimeve nga HEC-et e kaskadës së Drinit! Ja apeli për qytetarët

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e shiut në zonë.

Në një postim në Facebook, ai thotë se parashikohen orë të vështira në vijim për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Spahia i bën thirrje banorëve që për çdo rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo ndimë tjetër.

Postimi i Bardh Spahias:

Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.

Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.

Zjarr Tv Ad