Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në studion e emisionit “Pikat mbi i” në News24 situatën në PD, protestën e 8 janarit dhe çfarë vjen më pas.
Ngjela deklaroi se Sali Berisha është në dorë të drejtësisë dhe se nuk është më njeri i lirë dhe as i pavarur duke folur për politikë penale.
Komenti i Ngjelës:
“Në funksion të Saliut, Prokuroria nuk ka fuqi të plotë. Është shtet i NATO-s. Do pyesësh dhe ata. A i shikon që bën me dorë si Lenini. Në qoftë se ata janë shkelës ligji dhe këta i kanë arrestuar, duhet të marrin dhe hetuesin. Nuk kanë marrë 34 veta nën akuzë kot. Do thyhen ata. Mjaftojnë 4 të jenë nga ata që janë rrethi i ngushtë i Saliut, nuk dihet ç’ndodh.
Në qoftë se hetimi shkon drejt kësaj, mori fund, do penalizohen dhe të tjerët. nqs ka intencion për këtë çështje. nëse je përballë asaj që thashë politikë penale, thotë unë të kam në dorë, lëviz po të duash”, tha Ngjela.