“Situata është absurde”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat dhe zbulon çfarë synon të arrijë Sali Berisha me lëvizjet e tij të fundit

0
387
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ergys Mërtiri shprehet i bindur  se të gjithë liderët e partive politike në vend, nuk është se e kanë shumë qejf që baza tu imponohet kur janë në pushtet. Sipas tij, Berisha po e bën primaret si një fasadë dhe një populizëm sikur PD-ja po ndryshon, pasi më herët i ka shpërfillur institucionet në parti.

“Të gjithë liderat e partive politike në vend, nuk është se e kanë shumë qejf që baza tu imponohet kur janë në pushtet. Këtu Berisha është si liderat e tjerë, ashtu sikurse në botë, pasi do të udhëheqë me duart të lira. Berisha po e bën këtë si një fasadë dhe një populizëm sikur PD-ja po ndryshon. Ka mënyra të ndryshme për të zgjedhur përfaqësuesit e popullit, por ne nuk jemi britanikë, se këtu sulmohen selitë partiake me shkallë.

Vetë këta që po bëjnë primaret sot kanë deklaruar se kanë vjedhur vota në emër të Lulzim Bashës. Pse duhet të besojmë sot se nuk po bëjnë të njëjtën gjë. Unë besoj se një gjë e tillë nuk funksionin dhe nuk është problematike që ka pasur PD-ja. Ne kemi organizimin në mënyrë alla shqiptare dhe duam të bëjmë primare si amerikanët. Zakonet tona demokratike janë të këqija. Nëse do që vërtetë të fuqizojë partinë, atëherë përforco institucionet e partisë, që Berisha i ka shpërfillur totalisht.”, tha ai.

Mërtiri shtoi se duket se Berisha është futur në zgjedhje për të mundur Lulzim Bashën dhe jo Ramën në këto zgjedhje të pjesshme.

“Këtu vetë numërojnë dhe vetë certifikojnë. Janë rezultate që janë vetëm për shfaqje. Duket se Berisha është futur në zgjedhje për të mundur Bashën dhe jo Ramën. Këto janë zgjedhje që nuk kanë shumë interes, pasi ai ka për qëllim që të marrë partinë dhe jo bashkitë. Garon me Bashën në fakt dhe jo me Ramën. Situata është absurde, sepse po garohet brenda kampit.”. u shpreh Mërtiri.

Zjarr Tv Ad