“Situata është shumë e vështirë”, Rama në marketin e lagjes, shikon nga afër çmimet: Mos ketë abuzime për qytetarët

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministi Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka inspektuar ditën e sotme një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit.

Rama tha se për çmimet bazë ushqimore si vaji, mielli, orizi po ndiqen nga  Bordi i sapongritur i Administrimit.

“Ne kemi bërë takimet e bordit, shqetësimin kryesor e kemi tek artikujt që blihen më shumë nga njerëzit, miell, oriz vaj. Kemi rënë dakord që për këto produkte të kemi disa çmime me marzhe fitimi të ulët”, tha Ibrahimaj.

“Situata është e vështirë shumë. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Mos ketë abuzime për qytetarët. Vaji është një problem i madh. Ne nuk kemi kërkuar që të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, pasi shkon në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, pasi kjo nuk ekziston. Por kjo ulje është ajo që duam ne”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad