Poul pogba ishte një nga afrimet më të bujshme tek Juventus gjatë merkatos së verës. Por duket se Aventura me bardhezinjtë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollistin.
Francezi la fushën e lojës duke caluar pak ditë më parë dhe kjo shqetësoi jo vetëm drejtuesit por edhe tifozët e Juventusit. Vizitat mjekësore kanë treguar se dëmtimi i mesfushorit është në të vërtetë serioz dhe mund ta mbaj atë gjatë jashtë fushave. Problemi lidhet me meniskun anësor të gjurit të djathtë është dhe nevoja për një operacion bëhet gjithnjë e më e madhe.
Në fakt ky problem e ka shoqëruar futbollistin edhe në Manchester gjatë dy sezoneve të fundit.
Sipas specialistëve në rastin më të mirë Pogba duhet të qëndroj një muaj jashtë fushe. Gjithsesi në varësi të situatës kjo kohë mund të jetë edhe më e gjatë.