Situata me zjarret në Kukës, Safet Gjici ‘i tërheq veshin’ Ramës: Për hir të vërtetës dy zjarrfikëse që kemi janë shumë pak, ka ardhur koha që qeveria të hartojë plane konkrete

0
973
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Kuksit i ka bërë apel qeverisë që të hartojë plane konkrete për përballimin e situatës së zjarreve në vendin tonë.

Duke folur për zonën e Kukësit, Safet Gjici deklaroi se nga 20 vatra janë shuar 18, por mbetet problem pasi në punë janë vetëm 2 zjarrfikëse,.

Safet Gjici ndër të tjera thotë se disa prej zjarreve janë të qëllimshme , gjithsesi ai falenderon banorët e përgjegjshëm që po i vijnë në ndihmë zonës për shuarjen e flakëve.

“20 vatra zjarri, 18 te shuara, rreth 1500 ha jane djegur vetem ne njesine administrative mal zi. Ndihme te madhe na kane forcat e ushtrise. Disa prej zjarreve te qellimshme dhe nga pakujdesia e banoreve por jo te gjitha, pasi ne shuarjen e tyre kane ndihmuar banoret. Me siperfaqe te madhe me male e pyje  qe si bashki kemi ne territor, qe per hire se vertetes me dy mjete zjarrefikese qe kemi aktualisht  eshte shume pak.

Njesite jane shume te shtrira, 14 te tilla, jane shume pak mjete, te pakten duhen 4 mjete zjarrefikese, forca njerzore e mjete te tjera per fikjen e zjarreve dhe mjete tip foristrade zjarrefikese qe futen edhe ne male e rruge te veshtira malore, pasi ne shumicen e zjarreve mjetet zjarrefikese nuk mund te futet. Ka ardhur koha qe qeveria te hartoje plane konkrete jo vetem per bashkine e Kukesit por edhe te bashikve te tjera per rritjen e kapaciteteve dhe infrastruktures se sherbimit zjarefike”, u shpreh Gjici.

Zjarr Tv Ad