Situata në Kosovë/ Salianji kritika qeverisë: Institucione shterpë!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diskutimet për situatën në veri të Kosovës  duhet të jënë në fokusin e institucioneve shqiptare, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkon nga Komisioni i Sigurisë që të mbahet qëndrim, sipas tij, institucionet e Shqipërisë janë “shterp” për aq kohë sa nuk i qëndrojnë këto kohë të vështira pranë Kosovës. Deputeti i PD ka kërkuar reagim më të fortë nga Shqipëria.

“Jemi në një situatë kritike në veriun e Kosovës. Dhe ne jemi Komisioni i Sigurisë, që deri më sot s’kemi bërë asnjë diskutim për këtë. Jemi në një situatë kur Putin po kontrollon presidentin e Serbisë për të destabilizuar Evropën.

Për të qenë të përgatitur ndërkohë që presidenti e kryeministrja që kërkojnë 1 mijë trupa në Kosovë, duhet të thërrasim drejtuesit e shërbimeve, ministrin e mbrojtjes për të diskutuar, për të marrë informacion dhe për të kërkuar llogari nëse Shqipëria si gjendet sot Kosovës, atëherë më mirë mos ekzistojnë fare, institucione kot. Nuk shoh asnjë qëndrim nga Parlamenti për këtë çështje, as nga Komisioni i Sigurisë.

Lërë Ramën ti se Rama është mbreti po ai e ka vëlla Vuçiçin. Ti duhet të dalësh vetë si gjeneral dhe të shkosh atje në front”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad