Levizja e automjeteve,rekomandohet te kryhet me zinxhir,ndersa ne pjese te ndryshme te zones,trashesia e debores arrin deri ne rreth 20 cm. Situata gjate dites se peremte ne qafen e Llogarase,pas rreshjeve te debores,prej te enjtes ne mbremje,paraqitet disi me e qete,por gjithsesi problematikat ne zone jane prezente,ku nuk mungon mjegulla dhe ngricat ne rruge. Per kete qellim levizja e automjeteve ne zone,kerkohet te kryhet me masa mbrojtese,ndersa gjate oreve ne vijim parashikohet dhe me teper ulja e temperaturave ne zone. Problematika per shkak te rreshjeve te debores ka gjate gjithe ketij aksi rrugorr,nderkohe qe priten serish rreshje debore.Gjate dites se premte nuk kane munguar gjithsesi qe zona e Llogarase te jete e vizituar nga qytetare te shumte,nga vlora apo rrethe te tjera,per te cilet debora mbetet nje fenomen i vecante dhe i rralle,ne qytetet ku edhe ata banojne. Per keta te fundit prania ne llogara lidhet pikerisht me rreshjet e debores,ndersa konfirmojne njekohesisht se levizja me automjetet e tyre drejt kesaj qafe eshte kryer dhe ndihmuar nga prania e mjeteve mbrojtese si zinnxhire,pavarsisht se situata paraqitej disi me e qete
Nderkohe ne zone mbeten te pranishme nje borepastruese dhe punonjes te firmes kontraktuese per pastrimin e rruges,por edhe prania e policise,per te evituar cdo lloj problematike per shkak te rreshjeve te debores dhe ngricave ne zone. ///