Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, sot në mesditë në orën 12.30, i janë drejtuar selisë së PD ku kanë gjetur të mbyllura të gjithë dyert, në ditë kur skadon dhe afati i lirimit të zyrave nga Lulzim Basha.
Deputeti Flamur Noka, Sorina Koti, Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Tritan Shehu kanë provuar të hapin derën kryesore por ka qenë e mbyllur.
Ata janë drejtuar drejt derës tjetër për të hyrë brenda selisë së Partisë Demokratike, e cila ka rezultuar gjithashtu e mbyllur.
Me urdhër nga Gaz Bardhi janë mbyllur dyert për deputetët e PD-së dhe Lulzim Basha është ngujuar në zyrën e tij. Situatë qesharake ku kryetari i partisë mbyll dyert për deputetët e tij dhe ka frikë nga antarët e tij.