Situata në PD, Hoxha: Anomali, ashtu siç është edhe mandati i 3-të i kryeministrit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se situata në PD nuk është e vetmja anomali në këtë vend, por edhe fakti që kryeministri ka një mandat të 3-të.

Sipas tij kjo është ajo çfarë shoqëria shqiptare kërkon, pra liderin e fortë.

“Është anomali ose një realitet kokëfortë që kështu si po ndodh. Ka argumente për këtë. E para, shoqëria shqiptare është më fortë e pritur drejt liderit se shoqërisë demokratike. Roli i liderëve është i fortë dhe e kemi parë me Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Siç është anomali, ajo çfarë po ndodh në PD. Anomali është dhe një kryeministër me mandat të 3-të. Mesa duket kështu i do shoqëria udhëheqësit”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad