Situata në selinë blu, Zekthi: Elita e PD-së merret me veten e saj, ja si zgjidhet kriza politike

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi, ka folur ditën e sotme në emisionin ‘Opinion’ për situatën politike në Partinë Demokratike.

Zekthi nuk e ka konsideruar zgjidhje bashkimin e atyre që përfaqëson Berisha dhe atyre që përfaqëson Basha. Ai tha se çështja nuk është tek njeriu por tek pushteti personal.

Analisti u shpreh se kriza në PD ishte dhe nuk u shkaktua nga shpallja non grata e Berishës por ajo vetëm sa e nxori në sipërfaqe.

Në këtë gjendje dalja e Berishës nga grupi parlamentar nuk e shkaktoi krizën në PD, por e nxori në sipërfaqe. PD i vjen kriza kur elita drejtuese bëhet egoiste dhe merret me interesin e vet. Elita drejtuese e saj merret me veten e saj dhe ne këto momente do te kemi krizë. Kjo ka ndodhur me PD e cila nga 2009 e pas elita e saj pa shikuar interesin e saj personal. Edhe gjuha e PD është e njëjta e përdorur vite më parë, nuk bëhet tërheqëse për njerëzit, vetëm denoncon.

Protesta ka pasur po kanë qenë të mbështetësve të PD-së dhe jo protesta popullore. Kriza zgjidhet duke bërë një PD që e mira e saj është e mira e shqiptarëve. Zgjidhja nuk vjen nga bashkimi i asaj që përfaqëson Berisha e asaj që përfaqëson Basha. Çështja nuk është tek njeriu, por tek pushteti personal. Me 6 mars u dëshmua që Basha ka 1 njësi dhe Berisha 2 njëri dhe 3 njësi nuk vijnë në votime fare. Duhet të bëjmë një PD që të marrin 3-shin dhe ta shtojmë atë. Si bëhet kjo? Jo duke gjuajtur me leva por duke kuptuar thelbin e politikes: Kapaciteti njerëzor për të lëshuar diçka nga vetja. Edhe në PS ka një situatë të tillë por s’ka një non grata që të plasë lufta. Kjo parti ka përfunduar në një konglomerat me njerëz që kanë hall vetëm si të mbajnë pushtetin. Elita të tërhiqet nga konfortësia për pushtet.

Zjarr Tv Ad