35 pacientë ndodhen të shtruar aktualisht në spitalin e Gjakovës, të konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në njoftim thuhet se 31 pacientë janë me oksigjeno terapi.
Mediat kosovare raportojnë se në këtë spital pozitiv me koronavirus janë 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës.
“Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 21.08.20 ora 8 është:
54 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
35 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv,
8 pacientë presin rezultatet,
9 pacientë do të testohen,
2 pacientë janë konfirmuar covid negativ,
31 pacientë me oksigjeno terapi,
2 pacientë janë në CPAP maske, Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë 14 infermiere dhe 2 stafe mbështetës. Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.