Situata në vendin tonë, është rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjatë 24 oreve të fundit, duke u rritur kështu edhe niveli i ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.
Në territorin e Bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, Bashkia e Shkodrës, ka njoftuar se; Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Ndërkohë që rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash. Gjithashtu, ka edhe rritje të prurjeve të lumit Drin.
“Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave”, njofton Bashkia Shkodër.