Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës.
Sipas ish kreut të shtetit kjo nuk është një betejë e Beogradit për të drejtat e qytetarëve serbë në Veri të Kosovës, por një shërbim ndaj regjimit të Rusisë me qëllim për të shpërndarë vëmendjen nga krimet që po ndodhin në Ukrainë.
Postimi i plotë:
Situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës. Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale.
Kjo nuk është një betejë e Beogradit për të drejtat e qytetarëve serbë në Veri të Kosovës, por një shërbim ndaj regjimit të Rusisë me qëllim për të shpërndarë vëmendjen nga krimet që po ndodhin në Ukrainë.