“Situata nuk ishte kaotike”, ish-ministri i Shëndetësisë flet për Kakavijën: Kishin informacion për regjimin e datës 17, prandaj u dyndën në kufi

0
76
Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHealth Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka folur për sitatën në Kakavijë duke thënë se nuk ishte kaotike.  Në një lidhje me Fax News, Beqja u shpreh se qytetarët ishin të informuar për regjimin e ri më datën 17, ndërsa shtoi se 30% e tyre ishin shtetas grek.

“Të hënën dhe të martën ka 1/10 më pak njerëz se javën që kaloi. Pse ndodhi kjo? Njerëzit e dinin që me datë 17 ndryshon regjimi dhe u dyndën me 14,15,16 dhe natyrisht  në kohë do të ketë dhe numra të shtuar. Nuk ishte situatë kaotike, por shumë e rënduar se të gjithë njerëzit e lanë që të mos shfrytëzonin regjimin e ri të datës 17 por u dyndën në pikat kufitare.

Vetë Greqia mori një vendim jo vetëm në këto dy pika por në të gjithë territorin e saj vuri të njëjtin regjim për grekët vetë që ktheheshin nga ishujt drejt gadishullit. Ata njerëz që kanë pritur në radhë, 30% prej tyre kanë shtetësi greke, kanë pasahportë grek. Ajo që duhet të marrim parasysh është që regjimi hyrës është ndryshe nga regjimi dalës. Cdo vend ka rregullat e veta të regjimit hyrës Ajo që është unike në Shqipëri është sjellja krejt absurde e të gjitha figurave kryesore publike të opozitës”, u shpreh Beqja.

Sa i përket deklaratës së Presidentit Meta se gjithçka ndodhi për shkak të mungesës së informacionit, Beqja e cilësoi “absurd” pasi sipas tij, të gjithë personat që hynë në Shqipëri ishin të pajisur me dokumentin ku jepeshin detaje për regjimin e datës 17.

“E gjitha kjo është një arsyetim absurd. Po të ishim përballur me mungesë informacioni, nuk do ishim në Kakavijë. Ata shkuan në Kakavijë se e dinin që ndryshon regjimi. U turrën të 15 mijët të shkonin ata fundjavë, ishte zgjedhje e tyre. Ata që kanë kaluar të hënë dhe të martë, kanë kaluar pa radhë por nën regjimin e ri që vendosi shteti ku ata ose janë shtetas sic jua thashë 30% ishin grekë, ndërsa të tjerët janë persona që kanë qëndrim të përhershëm në Greqi.

Secili prej tyre kur ka ardhur në Kakavijë apo Kapshticë nga Greqia për në Shqipëri ka marrë një dokument në gjuhën greke dhe shqipe ku i është thënë që me datën 17 do të ketë regjim të ri. Kanë qenë të informuar, prandaj u bë grumbullim shumë i madh atje”, shtoi Beqja

Zjarr Tv Ad