Situata problematike në Kapshticë, reagon Policia Kufitare: Falë masave të marra lëvizja paraqitet normale

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se fluksi i automjeteve ka ardhur pasi pala greke po punonte me dy sportele.

Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar dhe falë masave aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.

Sqarim i Policisë Kufitare Kapshticë:

Gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka patur fluks të shtuar të lëvizjes.

Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijian radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.

Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara.

Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.

Zjarr Tv Ad