Situata rëndohet në SHBA nga zjarret, shkon në 30 numrit i të vdekurve

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 30 persona kanë humbur jetën për të shkak të zjarrëve të mëdha që kanë përfshirë Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonit, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë. Raportohet për dhjetra të zhdukur në Oregon, ndërsa zyrtarët e emergjencës shprehen se vendi duhet të përgatitet për një fatalitet të madh.

Zjarret kanë përfshirë Oregonin, Kaliforninë dhe Uashington që prej tre javësh duke djegur miliona hektarë tokë dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Dhjetra mijëra vetë janë detyryar të largohen nga shtëpitë. Ndotja e ajrit nga tymi i zjarreve ka bërë që qyteti më i madh i Oregonit, të ketë cilësinë më të dobët të ajrit në botë, pasuar nga San Francisco dhe Seattle.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të vizitojë Kaliforninë më 14 shtator për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarret, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Kandidati demokrat për president, Joe Biden dhe guvernatorët e Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit kanë thënë se zjarret janë pasojë e ngrohjes globale. “Ndryshimet klimatike paraqesin një kërcënim të pashmangshëm, ekzistencial për jetën tonë”-është shprehur Biden duke akuzuar Presidentin Donald Trump, që po e mohon këtë realitet.

Zjarr Tv Ad