Situata sanitare nga COVID-19 është tërësisht jashtë kontrollit…

0
23

Nga Kastriot Islami

Situata sanitare nga COVID-19 është tërësisht jashtë kontrollit…

Nuk është aspak faji apo përgjegjësia e qytetarëve…

Qeveria nuk vepron më… as nuk është në gjendje të menaxhojë dhe as të ndjekë situatën sanitare, ndërkohë që situata ekonomike e sociale është dramatike… sepse keqqeverisjes 7-vjeçare i është mbivendosur edhe keqmenaxhimi apo menaxhimi dështak i krizës sanitare…

Do të ishte katastrofike që për shkak të përkeqësimit të situatës sanitare, qeveria e paaftë të kalonte në masa drastike izoluese duke dhunuar të drejtat themelore të qytetarëve apo penalizuar qytetarët, por mbi të gjithë që do ta fundosnin përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme ekonominë e vendit….

Nga marsi 2020 deri më sot në 1 gusht 2020 të gjithë parametrat janë përkeqësuar në ekstrem…

Numri i të infektuarve në muajin korrik 2020 ka arritur shifrën 2816, pra kjo shifër është rreth 11 herë më e lartë se kjo shifër në muajin mars 2020 apo 6 herë më e lartë se në muajin prill 2020…

Image

Kurse shifra e vdekjeve është po ashtu rritur në mënyrë të frikshme… Në muajin korrik 2020 kjo shifër ka qenë 96 duke rezultuar rreth 6,5 herë më e lartë se në muajin mars 2020 kur kjo shifër në mars ishte 15 apo rreth 6 herë më e lartë se në prill kur kjo shifër ishte vetëm 16…

Image

Me këto shifra Shqipëria radhitet nga të fundit në Europë dhe rajon… duke u kthyer në “delen e zezë” të Europës.

Këto janë disa shifra që kanë çuar në mbylljen e të gjithë kufijve, detar, ajror e tokësor për shqiptarët… që nuk janë të gjendje të lëvizin dot as për hallet e problemet e tyre minimale….

Është dashur kjo krizë për të nxjerrë në pah e te zbulojë para gjithë botës të gjithë “sëmundjet” e qeverisjes Rama…

Ndërkohë që Rama, nga frika e ndëshkimit luan një lojë të rrezikshme anti-europiane e anti-integruese me ndryshimet kushtetuese të njëanshme duke provokuar shqiptarët në këto momente shumë të vështira për ekzistencën e tyre…