Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan se orët e para të mëngjesit ka rinisur puna për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.
Peleshi shkruan se situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës. Ai bën me dije se është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.
“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.
Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll” shkruan Peleshi.