Situatë kaotike në Kakavijë, Greqia u mbyll dyert të gjithëve/ Tamponi krijon radhë deri në 12 kilometra

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë kaotike paraqitet paraditen e sotmë në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak se pala greke e ka ndërprerë për disa orë punën. Qindra qytetarë janë duke pritur me orë të tëra në radhë që ka shkuar deri në 12 kilometra, me pretendimin se kushdo duhet të kalojë kufirin, duhet të paraqesë një tampon, që kanë rezultuar negativ me Covid 19 në 72 orët e fundit.

Shqiptarë me dokumente greke, por edhe shtetas  grekë apo shtetas të tjerë  të huaj që mund të kenë kaluar pushimet apo kanë ardhur në vendin tonë për pushime kanë kaluar natën në makinë në Kakavijë, ndërkohë që shumë prej tyre kanë me vete dhe fëmijë.

Shumë prej tyre nuk kanë marrë as ushqim, duke mos e ditur radhën me të cilën do të përballeshin në këtë pikë kufitare. Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim nga pala shqiptare lidhur me këtë situatë, që duket se do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, sa kohë që Greqia ka vendosur rregulla strikte në të gjitha pikat kufitare, pas shtimit të rasteve me Covid brenda shtetit të tyre.

Qytetarët thonë për gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj, se në rast se kjo situatë do të vazhdojë, atëherë ata do të jenë të detyruar që të kthehen pas, pasi nuk mund të qendrojnë më nën diellin dhe në temperaturat e larta.

‘Jam nisur që në orën 3 të mëngjesit, se di a mbërrij të hënën në Greqi’, shprehet një prej qytetarëve që ka në radhë me orë të tëra.

Zjarr Tv Ad