Jozefina Topalli nuk arriti objektivin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për të futur në Kuvend partinë “Lëvizja për Ndryshim”. Por përkundër kësaj, ajo thotë për Ora News se moralisht e ka realizuar qëllimin e saj.
Topalli: Politikisht ajo nuk ja arriti qëllimit të saj por moralisht ishte një mesazh i madh. Gabimi ka qenë që nuk e kam realizuar më herët se mund të kisha pas më shumë kohë në dispozicion për të ndërgjegjësuar njerëzit për atë që po çohen sot. Po nuk bëhem xheloze, jam shumë e kënaqur që ja ka arritur Sali Berisha për të mobilizuar demokratët. Nuk kam asnjë keqardhje, kam bërë gjënë e duhur me bindjen e duhur dhe në të vërtetat që koha i ka vërtetuar. Nuk mund të jem tjetër përveçse brenda PD. Ajo ka qenë një fraksion për një alarm të kuq për atë që po ndodhte brenda PD.
Për Topallin, largimi i Bashës si kryetar i PD-së, është vetëm çështje ditësh.
Topalli: Largimi i Bashës është çështje ditësh dhe është faza e parë e një procesi që do vazhdojë për ringritjen, bashkimin, fuqizimin e një force politike që duhet të tregojë që është e afërt për të larguar një qeveri të korruptuar, një forcë politike që duhet rtë dëshmojë që brenda saj do të drejtojnë njerëz të pakorruptuar, njerëz patriotë, profesionistë dhe njerëz që nuk do të shfrytëzojnë karrigen e tij për pasurimin e tij individual dhe familjar siç ndodh aktualisht me Lulzim Bashën.
Por a do të kthehet Jozefina Topalli në PD-në e dalë pas Kuvendit Kombëtar?
Topalli: Mos më pyet a do të kthehem. Pozicionimi në parti varet nga qëndrimet. Sa të jetë Lulzim Basha… unë nuk e votoj një forcë që drejtohet nga një i korruptuar që ka thyer çdo normë, çdo vlerë dhe çdo parim. Momentin që largohet Lulzim Basha unë jam aty edhe fizikisht jo vetëm me qëndrime.