“S’ka hapje negociatash për Shqipërinë”, Hahn: Duhet më shumë kohë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me sa duket dyert e Bashkimit Evropian do të rrinë ende të mbyllura për Shqipërinë. Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn tha sot se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë, duke theksuar se BE kërkon më shumë kohë për të vlerësuar rekomandimet e KE.

“Dua të falënderoj presidencën rumune. Ka pasur përpjekje të suksesshme. Ne kemi bërë progres në fakt. Nuk jemi aty ku do donim por kemi bërë progres.
Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE. Shpresojmë që këto vende të Ballkanin Perëndimor të integrohen në BE. Ka disa vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, megjithatë KE mendon se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është vetëm në interes të këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe në interesin tonë. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave. Nuk është arritur të merret këtë verë. Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre”, deklaroi Hahn.

Ai tha se “shpresojmë për një vendim përfundimtar në tetor”.

Komisioneri Hahn theksoi se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar tek disa prej vendeve.

“Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh sa u përket këtyre vendeve të Ballkanit. Padyshim ju sot mund ta shikoni Shqipërinë dhe mund të shqetësoheni për krizën politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore
Ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë. Duhet të shohim gjithmonë pjesën plot të gotës dhe jo pjesën poshtë të saj”, tha Hahn.

Ndërsa ministri rumun për Çështjet Europiane, George Ciamba, tha se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian nuk ka marrë ende asnjë vendim, për shkak se raportet, sipas tij, kanë ardhur me vonesë.

“Ka pasur një punë të mirë dhe të dobishme. Kemi diskutuar për këtë semestër, përgatitjet për Këshillin Europian, për axhendën që duhet të jetë më ambicioze, kemi diskutuar për zgjerimin për vendet kandidate për në BE. Nuk është marrë një vendim ende. Parlamenti Europain dhe Këshilli Europian nuk kanë marrë një vendim. Raportet kanë ardhur me vonesë. Shpresoj që deri në fund të kemi një vendim. Shpresoj të kemi përgjigjej pozitive sa i përket zgjerimit. Kemi parë me kujdes gjithçka ka dhënë Komisioni Europian. Kemi theksuar stabilitetin në Rajon, jemi përpjekur të theksojmë gjërat më të rëndësishme”, tha ai.

 

Zjarr Tv Ad