S’ka negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Merkel: Do diskutojmë në 2020

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kjo është deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel në përfundim të diskutimeve për dy vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e vendeve të BE.

“Dëshpëruese që negociatat mos hapen për të dyja vendet. Kemi punuar në favor të hapjes së negociatave, por tre vende Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër. Do t’i rikthehemi përsëri çështjes së negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë kancelarja Merkel.

E pyetur se përse Gjermania nuk e mbështeti një ndarje të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, Merkel tha se të dyja vendet kanë bërë përparime.

“Duhet ti marrim si një të tërë kur vjen çështja tek zgjerimi. Të dy vendet kanë bërë një përparim të shkëlqyer nëse do të shikojmë përparimin në një periudhe 10-vjeçare.  Shqipëria përveç reformës në drejtësi ka ndërmarrë edhe reforma të tjerë. Ndërsa Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit”, u shpreh Merkel.

Zjarr Tv Ad